Protesta/ Banorët që iu shembën shtëpitë bllokojnë rrugën, policia ndërhyn me dhunë

Tensione janë shënuar mes banorëve dhe policëve në Paskuqan, por edhe në Laprakë e te 5 Maji.`

Banorët e zonës kanë dalë në rrugë në shenjë proteste, ndëra policia ka tentuar të largojë njerëzit.

Një nga banorët foli me megafon. “Zotëri policë, nëse juve iu prishen shtëpitë, çfarë do bënit. Ne kemi të drejtën e protestës. Ju kemi njoftuar se për një orë rruga do jetë bllokuar, ju kërkojmë ndjesë të gjithë shoferëve.

Ju policë paguheni me taksat tona, prandaj zbatoni ligjin, ju jeni në krahun tonë, andaj kryeni detyrën ashtu siç duhet. Ne shtëpitë tona do i mbrojmë deri në pikën e fundit, deri edhe me gjak”, deklaroi protestuesi.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply