Tahirit i vihen prangat në Gjykatë, reagimi i ish-ministrit

Ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahi i janë vënë prangat në ambientet e brendshme të Gjykatës dhe do të dërgohet drejt paraburgimit.

Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 3 vite e 4 muaj burg.

GJKKO ktheu dënimin e mëparshëm të Tahirit me 3.4 vite që u konvertua në punë publike.

Tahiri ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas dënimit me 3.4 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Tahiri shkruan se ndaj tij është bërë padrejtësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur ligjin.

Postimi në rrjetet sociale është bërë në momentin kur Tahiri po shoqërohej nga Policia e Burgjeve nga ambientet e GJKKO drejt burgut 313 në kryeqytet.

Reagimi i Tahirit
Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda.
Eshte thjeshte PADREJTESI!

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e ish-zyrtarit të Pentagonit/ Rubin: Eshtë e faktuar se Rama korruptoi Yuri Kim

Analisti dhe ish-zyrtari i Pentagonit, Michael Rubin, ka lëshuar një sërë deklaratash të forta mbi …

Leave a Reply