“Pushtetarët të vishen trashë në kohë dimri”, kë paralajmëron avokati i Tahirit

Maks Haxhia, avokati mbrojtës i Saimir Tahirit bëri një deklaratë të fortë për mediat pas dënimit të ish-ministrit të Brendshëm me 3.4 vite burg.

Avokati i njohur e quajti vendimin skandaloz, ndërsa paralajmëroi se, “pushtetarët duhet të vishen trashë në kohë dimri”.

Deklarata e Haxhisë duket si një paralajmërim për shkak të prishjes së kompromisit për të mosdënuar Tahirin me burg, ndryshe nga sa vendosi GJKKO sot.

Ky argument përforcohet edhe më tepër po t’i referohemi deklaratës vijuese të avokatit kur tha se priste pafajësi totale për Tahirin, për çdo akuzë.

Ja deklarata e Maks Haxhisë
“Vendimi ishte skandaloz. Nëse burgimi i Tahirit do të kënaqë dhe do të përmbushë atë shqetësim që kishte opinioni shqiptar, le të quhet i përmbnushur. Kjo gjykatë bëri atë që s’mund të bëhej nga pikëpamja juridike. La në fuqi vendimin e shkallës së parë, por hoqi pezullimin e nenit 59.

Nuk e dimë si do ta justifikojë gjykata një vendim që heq pezullimin. Ky vendim ishte për të kënaqur. Duke parë këtë vendim të pajustifikuar se pse duhet të hiqet aplikimi i nenit 59, i ka të gjitha përgjigjet brenda.

Sot Saimir Tahiri i kishte mundësitë që edhe të mos vinte. Kishte njerëz që i thoshin ik, mos u paraqit, por insistoi që të ishte në dispozicion të drejtësisë. Tahiri sot do të shkojë te Drejtoria e Policisë. Për rekursin presim vendimin e arsyetuar. Jam i sigurt që vendimi do të vonohet.

Tahiri e priti vendimin qetësisht. Ne sot prisnim pafajësi totale. Nëse kjo është reforma që të luftohet korrupsioni duke futur në burg Tahirin unë mund të them që të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në kohe dimri”.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet ortakëria e Olsi Ramës me Amant Josifin në kërkim ndërkombëtar për 2.2 miliardë euro mashtrim

Mandati i arrestit ndërkombëtar për Amant Josifin erdhi pas disa shkrimeve investigative në mediat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.