Tahirit i vihen prangat në Gjykatë, reagimi i ish-ministrit

Ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahi i janë vënë prangat në ambientet e brendshme të Gjykatës dhe do të dërgohet drejt paraburgimit.

Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 3 vite e 4 muaj burg.

GJKKO ktheu dënimin e mëparshëm të Tahirit me 3.4 vite që u konvertua në punë publike.

Tahiri ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas dënimit me 3.4 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Tahiri shkruan se ndaj tij është bërë padrejtësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur ligjin.

Postimi në rrjetet sociale është bërë në momentin kur Tahiri po shoqërohej nga Policia e Burgjeve nga ambientet e GJKKO drejt burgut 313 në kryeqytet.

Reagimi i Tahirit
Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda.
Eshte thjeshte PADREJTESI!

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply