Komisioni i Rithemelimit ka bërë me dije se ka nisur procesin e formatimit të degës së PD Berat në çdo qelizë të saj.
Në një reagim në faqen zyrtare, Komisioni i Rithemelimit bën me dije se mbledhja e thirrur nga Lulzim Basha me të dërguarine tij në qarkun e Beratit ka dështuar me turp, ndërsa përgëzon demokratët për bojkotin që i kanë bërë.
Nga ana tjetër, Komisioni ka një thirrje edhe për ata pak demokratë që vijojnë të mbështesin ende Bashën.
“Ka dështuar me turp sot mbledhja e thërritur nga të dërguarit e Lulzim Bashës me strukturat drejtuese të PD Berat. Kjo konfirmon edhe një herë qëndrim e vërtetë të strukturave të PD Dega Berat të cilët me votën e tyre e kanë shkarkuar deputetin Lulzim Basha nga posti drejtues. Komisoni i Rithemelimit të PD-së Dega Berat ka filluar procesin e rithemelimit të kësaj dege në çdo qelizë të saj. I bëjmë thirrje dhe atyre që ende nuk janë shkëputur nga përgjumja e Lul Bashës, të përmenden dhe ti bashkohen Komisionit të Rithemelimit për një PD të bashkuar, për një PD të votës të lirë, për një PD fituese”, thuhet në postim. /CNA.al