Berisha në New York Post: Soros dhe Rama kanë kapur drejtësinë

Në shkrimin e sotëm të New York Post, kushtuar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, lidhjeve të tij me George Soros dhe vendimin për ish-kryeministri Sali Berisha, shkruhet edhe për reformën në drejtësi në vendin tonë.

Duke folur për gazetën e madhe amerikane, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Soros dhe Edi Rama me anë të reformës, kanë kapur drejtësinë në Shqipëri.

Berisha tregon për gazetarën amerikane se nuk ka pasur asnjë probleme me Sorosin, por ky i fundit kërkonte që të instalonte një sistem monastik të shoqërisë civile dhe këtu nisën përplasjet.

‘Unë kurrë nuk kam pasur një problem personal me George Soros. Së pari ai e ndihmoi Shqipërinë që të kishte shoqëri civile dhe unë e falënderova për këtë, por në një kohë të shkurtër u bë e qartë se ai po krijonte një model monastik të shoqërisë civile.

Grupi Soros diktoi gjithçka. Pra, tani kemi një sistem drejtësie, të kontrolluar totalisht nga qeveria. Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, në kundërshtim me ligjet kushtetuese, për momentin janë ish-prokurorë komunistë’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha për New York Post.

Më poshtë është shkrimi i plotë i New York Post

Nga Miranda Devine

Sikur Sekretari i Shtetit Antony Blinken të mos ishte përfshirë mjaftueshëm në debate të huaja, ai tani akuzohet për ndërhyrje në zgjedhjet shqiptare në emër e për interes të financierit miliarder George Soros dhe si rezultat është paditur për shpifje në një gjykatë ndërkombëtare.

Një nga veprimet e para të çuditshme të Blinken pas marrjen e detyrës vitin e kaluar, ishte sanksionimi non grata i ish-presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, aleati antikomunist i Presidentëve George H. W. Bush dhe George W. Bush, dhe që ka qenë në opozitë për tetë vjet. Berisha njihet që është një kundërshtar i zëshëm i Geroge Soros dhe Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur, i cili ka shtyrë ‘reformën’ gjyqësore dhe zgjedhore në Shqipëri.

Në një deklaratë zyrtare dhe një postim shoqërues në Twitter prillin e kaluar, Blinken pretendoi se Berisha është ‘i korruptuar’ dhe se kishte ‘minuar demokracinë në Shqipëri’ dhe e ndaloi atë, gruan dhe dy fëmijët e tij të hynin në SHBA.

Berisha i mohon me forcë akuzat, është i indinjuar që Blinken nuk ka dhënë kurrë asnjë provë, pretendon se qeveria amerikane po përpiqet të mbështesë qeverinë shqiptare socialiste të kryeministrit aleat të Soros, Edi Rama dhe ka ngritur një padi për shpifjeje kundër Sekretarit Blinken në një gjykatë në Paris. Vitin e kaluar, gjykata korrektuese e Parisit ra dakord të dëgjonte rastin e tij.

‘Asnjëherë në jetën time nuk jam akuzuar nga një person apo një institucion për korrupsion’, tha Berisha në telefon nga kryeqyteti shqiptar, Tirana.

‘E kundërta ishte e vërtetë. Kam punuar shumë ngushtë me qeverinë amerikane në luftën kundër korrupsionit.’

Problemi me Sorosin

Berisha thotë se sanksionet janë hakmarrje ndaj përpjekjes së tij për ta shpallur Sorosin ‘persona non grata’ në Shqipëri, pasi u shqetësua për ndikimin keqdashës të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur të Soros në vendin e tij.

‘Unë kurrë nuk kam pasur një problem personal me George Soros. Së pari ai e ndihmoi Shqipërinë që të kishte shoqëri civile dhe unë e falënderova për këtë, por në një kohë të shkurtër u bë e qartë se ai po krijonte një model monastik të shoqërisë civile.

‘Grupi Soros diktoi gjithçka. Pra, tani kemi një sistem drejtësie, të kontrolluar totalisht nga qeveria. Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, në kundërshtim me ligjet kushtetuese, për momentin janë ish-prokurorë komunistë.’

Berisha, një kardiolog që udhëhoqi lëvizjen për të rrëzuar diktaturën komuniste të Shqipërisë, shërbeu si presidenti i parë jokomunist i Shqipërisë nga viti 1992 dhe më vonë si kryeministër dhe lider i opozitës.

Kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Lee Zeldin, duke dyshuar mbi ngjarjen ka kërkuar tre herë që Blinken të sigurojë prova për të mbështetur akuzat e tij për korrupsion kundër Berishës. Gjatë një takimi të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve qershorin e kaluar, Zeldin tha se masa erdhi ‘me sa duket nga askund’.

Zeldin tha se Berisha ‘ishte i njohur gjithashtu si një kundërshtar agresiv i George Soros. Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komitetin në këtë kohë për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

‘E papranueshme dhe e dyshimtë’

Matt Palumbo pretendon në librin e tij të ri ‘The Man Behind the Curtain: Inside the Secret Netëork of George Soros’ se Blinken ka lidhje familjare me Soros.

Ai thekson faktin se babai i Sekretarit të Shtetit, Donald Blinken, ish-ambasadori i SHBA-së në Hungari dhe gruaja e tij Vera financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest, i cili u themelua dhe financohej nga Soros. .

Palumbo citon gjithashtu një raport të Rrjetit të Fondacioneve Soros nga viti 2002, në të cilin Donald Blinken renditet në Bordin e Administratorëve të universitetit, me Soros si kryetar.

Pasi Antony Blinken u konfirmua si Sekretar i Shtetit, gazeta hungareze ‘Magyar Nemzet’ e quajti atë ‘lajm të madh për George Soros’.

Në nëntor, Zeldin i shkroi përsëri Blinken duke kërkuar që ai të justifikonte veprimet e tij në Shqipëri.

‘Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë me Sekretarin Blinken që nga ngritja e çështjes së sanksionimit të Sali Berishës dhe ndodh gjatë seancës dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021,’ shkroi Zeldin.

‘Kongresi luan një rol të rëndësishëm mbikëqyrës për degën ekzekutive duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë jashtëzakonisht pak hollësi në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë.’

‘Blinken duhet të bëjë transparencë. Nëse ka prova se Berisha është i korruptuar, duhet t’i bëjë publike. Përndryshe, reputacioni i Amerikës dëmtohet.’

*Miranda Devine është autorja e ‘Laptop nga Ferri: Hunter Biden, Big Tech dhe sekretet e pista që Presidenti u përpoq të fshihte’ (Post Hill Press).

About Redaksia

Check Also

Berisha: Festojnë nën kujdesin e qeverisë me portretin e Hitlerit shqiptar, babait shpirtëror të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon e idhtarëve të diktatorit Enver Hoxha …

Leave a Reply

Your email address will not be published.