Deklarata e fortë e Berishës: Rama kërkon shkarkimin e Metës për Bashën

Ish-Kryeministri Berisha deklarpo për Klan News se, Rama po kërkon shkarkimin e Metës si President për t’ia bërë dhuratë Bashës. “Këtë skemë ma kanë paraqitur mua kohë më parë zëra ndërkombëtarë, por e kam refuzuar”, tha Berisha.

Berisha tha se, qëllimi final ishte që Lulzim Basha të bëhej president. “Rama rrëmbeu zgjedhjet, tani do rrëmbejë postin e presidentit për Lul Bravën. Është pyetur edhe Sali Berisha për këtë, si e vlerëson. Kam qenë kategorik. Më kanë pyetur njerëz të rëndësishëm. Zëra ndërkombëtarë.

Jam përpjekur të shpjegoj se çfarë pasojash do kishte kjo. E tëra kjo bëhej për të vendosur në krye, simbolin e të gjitha ligësive në politike. E gjitha kjo bëhej, që shpejt e shpejt të zgjidhej Lul Brava president. Sigurisht që zëri im ishte i fuqishëm kundër tij.

Lul Brava hapi fjalë, që është krejtësisht e paimagjinueshme, se Rama do bëhet president dhe unë kryeministër. Këto ishin fantazira. Qëllimi i vërtetë ka qenë emërimi i Lul Bravës. Edhe Ramës i konvenonte kjo gjë”, tha Berisha.

“Kjo tragjikomedi që po luhet është gjëja më e turpshme. Gjykata nuk mund të pranonte kurrsesi të shqyrtonte një çështje që ka të bëjë me agjitacion dhe propagandë. Kjo gjykatë merret me deklarata”,theksoi ai.

About Redaksia

Check Also

Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …

Leave a Reply