Raporti i BE: Shëiptarët me paget më të ulët në Europë

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë pagat minimale më të ulëta në Europë.

Eurostat ka publikuar të dhënat e pagës minimale për shtetet e Europës që e zbatojnë atë, për tremujorin e dytë 2020.

Për Shqipërinë, paga minimale sipas tabelës së Eurostat është 209 euro, por që i referohet vitit 2020, kur ishte 25 mijë lekë. Nga 1 janari 2021, paga minimale është bërë 30 mijë lekë (245 euro), por edhe në këto nivele vijon të mbetet më e ulëta në Europë, se bashku me Kosovën.

Eurostat nuk publikon të dhënat për Kosovën, por të dhënat e Ministrisë së Financave të Kosovës bëjnë të ditur se aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.

Qeveria e Kosovës po shqyrton mundësin që paga minimale të bëhet 250 ose 300 euro.

Pas Shqipërisë dhe Kosovës, pagën më të ulët minimale e ka Bullgaria (312 euro), e ndjekur nga Mali i Zi (331), Maqedonia e veriut (342)

Nga 1 korriku i këtij viti, paga minimale në vend do të bëhet 32 mijë lekë (260 euro), duke mbetur sërish 16% më e ulët sesa e Bullgarisë 9 e dyta pas nesh me nivelin më të ulët të pagës minimale).

Europa
Sipas Eurostat, në 1 janar 2022, 21 nga 27 Shtetet Anëtare të BE-së kanë paga minimale kombëtare, duke bërë përjashtim për Danimarkën, Italinë, Qipron, Austrinë, Finlandën dhe Suedinë. Bazuar në nivelet e pagave në euro, 21 Shtete Anëtare mund të ndahen në tre grupe kryesore.

Paga minimale mujore nën 1 000 euro në 13 vende të BE-së, mbi 1 500 euro në 6 vende.

Në janar 2022, 13 shtete anëtare, të vendosura në lindje dhe jug të BE-së, kishin paga minimale* nën 1000 euro në muaj: Bullgaria (332 euro), Letonia (500 euro), Rumania (515 euro), Hungaria ( 542 euro), Kroacia (624 euro), Sllovakia (646 euro), Çekia (652 euro), Estonia (654 euro), Polonia (655 euro), Lituania (730 euro), Greqia (774 euro), Malta (792 euro ) dhe Portugalia (823 euro).

Në Slloveni (1 074 euro) dhe Spanjë (1 126 euro) pagat minimale varionin pak më shumë se 1 000 euro në muaj, ndërsa në gjashtë shtetet e mbetura anëtare, pagat minimale ishin mbi 1 500 euro në muaj: Franca (1 603 euro), Gjermania (1 621 euro), Belgjika (1 658 euro), Holanda (1 725 euro), Irlanda (1 775 euro) dhe Luksemburgu (2 257 euro).

Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara ishte 1 110 euro në janar 2022. /Revista Monitor

About Redaksia

Check Also

Zëri i Amerikës: Inflacioni i lartë, parashikohet rënie ekonomike dhe ulje e konsumit!

Në Shqipëri, Banka Qëndrore ka ndërhyrë disa herë brenda pak muajve, duke rritur normën bazë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.