Si Taulant Balla tallet me lushnjarët: “Na votoni ne se nuk do të vjedhim më”!

Prej disa ditësh ende zyrtarisht pa filluar fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, drejtuesi politik i PS në Qarkun e Fierit, Taulant Balla i shoqëruar nga kandidatja socialiste, Eriselda Sefa dhe drejtues lokalë të kësaj partie kanë zhvilluar takime në disa fshatra dhe qytet.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Ajo që quhet e tillë është fjalori dhe konteksti i fjalëve të tij drejtuar socialistëve dhe qytetarëve lushnjarë… Në çdo takim pasi anatemon opozitën i drejtohet të pranishmëve, “na besoni votën për kandidaten tonë… Ne vazhdojmë së bashku të bëjmë punë të mira për lushnjarët….”

Me të drejtë qytetarët e Lushnjes pyesin Taulant Ballën: Kush janë punët e mira që do vazhdojnë…? Punët që çuan në burg një kryetar bashkie? Punët që futën në burg një kryetar partie dhe nënkryetar njëkohësisht? Punët e mira që disa punonjës të Bashkisë së Lushnjes vuajnë dënim për shperdorim me detyrën? Apo punë të mira dhe dhjetëra punonjës të Bashkisë që janë në hetim nga SPAK e gati të gjykohen sapo të mbarojnë votimet.

Zoti Balla, boll i tallët me lushnjarët!

About Redaksia

Check Also

“Mbylle, veri kapak se qelbet”, urdhri që mbërriti në SPAK për hetimet ndaj vëllait të Kryeministrit

“SPAK vazhdon të pastrojë çdo krim me lidhje qeveritare afër Edi Ramës, vazhdon të jetë …

Leave a Reply