Zagani: Dënimi i Tahirit, show i Rrugës së Elbasanit, do lirohet

Dritan Zagani, ish-shefi i Antidrogës në Fier, i cili e denoncoi i pari, flet për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Saimiri ishte një ingranazh nuk përfaqëson çfarë ka ndodhur nuk mund të marrë përsipër çfarë ka ndodhur aty. Ai kërkon të mbyllë hallet e atij të madhit. S’mund të bëjë Tahiri gjithë ato gjëra dhe Edi Rama mos ishte në dijeni.

Është bërë akordi që ky të mos flasë dhe të rrijë pak brenda, aty është një akt marrëveshje. Unë dëgjova trupën gjykuese është provuar lidhja me bandën k.riminale nuk është shpërdorim detyre por është bashkëpunim me organizatën k.riminale, nuk ka sens të qëndrojë. Shpërdorimi i detyrës për mua ishte kapja e trafikantëve të d.rogës pa lejen e Saimirit.

Unë jam polici nuk jam jurist. Por me aq sa njoh ligjin dhe procedurën penale aty duket qartë që ka një akord për të minimizuar dëmet Saimir Tahirit për të mbuluar dëmet e mëdha të Edi Ramës.

Mund të nxjerrë emra Tahiri? Çdo gjë është e mundur për shkak se ndodhemi në Shqipëri. Duke analizuar situatën çfarë ndodhi unë mendoj se do të dalë shumë shpejt dhe në heshtje do të gëzojë lekët dhe pastaj jetë të lumtur. Por edhe mund të nxjerrë ndonjë emër, çdo gjë është e mundshme. Krimi i organizuar ka marrëveshje me bazë ekonominë, bashkëpunimi.

Është dënim sa për sy e faqe jo për mua dhe ty, por për tek vilën tek rruga e Elbasanit. Për t’u mburrur ambasada që ja po jep rezultat reforma në drejtësi. Kjo është diktatura e k.rimit të organizuar. tha Zagani për Faxnews.

About Redaksia

Check Also

SPAK: Bardhi nuk ka shpifur për akuzat ndaj Olsi Ramës tek kokaina

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi …

Leave a Reply