Elton Bano: Pas 6 marsit Bashkia e Lushnjes do të jetë për qytetarët

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano tha se, pas 6 marsit Bashkia e Lushnjes do të jetë për qytetarët e jo më mbi qytetarët. Ai tha se e kërkon votën e qytetarëve për të ndryshuar bashkinë e marrë peng.

“Më 6 Mars unë e kërkoj votën tuaj që të rikthej bashkinë për qytetarët e jo mbi qytetarët”, u shpreh Bano.

Gjithashtu kandidati i dalë nga primaret tha se këto primare i dhanë fund edhe praktikës që u bë e zakonshme nga uzurpuesit e vulës.

“Anetarët e PD Lushnje dhe të 5 bashkive të tjera vendosën një standart të ri në zgjedhjen e përfaqësuasit të tyre që tejkaloj ndikimin jo vetëm në forcën tonë politike. Procesi vendimarrës i anëtarësisë që ne kryem, tregon konceptin tonë të drejtimit të pushtetit tonë nesër.

Sikurse është fundi i asaj që u bë një praktikë e zakonshme nga uzurpuesit e sotëm të vulës për shumë vite me radhë. Të nderuar qytetarë, e duam Lushnjen tonë dhe na dhemb gjendja ku është katandisur sot”, tha Bano.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply