Pazari Rama-Basha/ Balla: Mos votoni Saliun, por Lulin! (Video)

Një deklaratë skandaloze e Ballës që tregon se Rama dhe Basha janë bashkë.

Lulzim Basha mendon si Taulant Balla. Dhe Balla flet si Lulzim Basha.Kështu ka ndodhur gjatë takimit të Ballës në Lushnje.

Në një takim me ata që i cilëson si mbështetës të tij, Taulant Balla u ka folur dhe për deputetin Lulzim Basha.

Duke bërë fushatë për Bashën, Balla është shprehur se ‘demokratët duhet të votojnë Lulzim Bashën.

‘Përse i duhet vota një demokrati?

Për t’ia dhënë kandidatit të Saliut dhe Ilir Metës? Si mundet një demokrat 24-karatësh ta investojë votën në një koalicion që është ndërtuar kundër SHBA-së?

Por a mundemi ne shqiptarët ti kundërvihemi SHBA-së, pa të cilët ne s’do të kishim ekzistuar si komb?

Në vitin 1920 Kongresi i Lushnjes merrte vendimet dhe mbështetjen e tyre e gjente tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës’,  është shprehur Taulant Balla në takimin e tij në Lushnje.

About Redaksia

Check Also

Noka: Drejtorët që zëvendësuan ata të aferës 5D u emëruan me telefon nga burgu

Deputeti i PD, Flamur Noka, në një fjalim në parlament, bëri një deklaratë të fortë. …

Leave a Reply