Revoltë tek “5 Maji”, policia terror ndaj banorëve që po u shemben shtëpitë

Një situatë dramatike po zhvillohet tek rruga “5 Maji” në Tiranë, pasi banorët që do t’iu shemben banesat po i kërkojnë me forcë  policëve që kanë krijuar gardh që të lejohen të hyjnë në shtëpitë që do t’iu shemben.

Po më lini të hyj mor, më lini, se po më vdes vëllai nga ankthi. Po këta janë vrasës mor, janë vrasës, po na nxjerrin nga shtëpitë”.

Banorë të tjerë kanë kërkuar që zonja të shoqërohet nga dy policë për të hyrë në banesë dhe për të parë vëllanë e saj që është në gjendje të rëndë për shkak të stresit të shembjes së shtëpisë, që pritet të ndodhë pas pak.

Zonja e shtëpisë me të shoqin u nxorën jashtë më pas me forcën e policisë dhe dëgjohej duke thirrur: “Ku e keni mandatin e prishjes, ku e keni mandatin, ku e keni mandatin e prishjes? Mos më prekni, ku e keni mandatinnn, o ndyrësita, o fytyra të zeza, o palaço, o serbë, o erdogana. Mos i gëzofshi, ku e keni mandatin?!”

About Redaksia

Check Also

“Rrihte Anetën, shkonte me hematoma në punë, në spital e shtroi Kristaqi…”, dëshmia

I ftuar në emisonin Çim Peka Live, në Syri TV, kryetari i Kuvendit Kombëtar të …

Leave a Reply