Reagimi i FRPD Vlorë
Sheshit të Flamurit, në kthetrat e betonit dhe të ashtuquajturës “Ridimensionim”, çdo ditë që kalon i shtohet dhe doza e shpërfytyrimit, duke e tjetërsuar pamjen e tij.
E dhimbshme ajo ç’ka po ndodh me sheshin e vlonjatëve, me sheshin e të gjithë shqiptarëve, me sheshin e krenarisë sonë kombëtare.
Betonimi, prej vitesh refren i pseudopunimeve në Vlorë, është simboli i vetëm i atij sheshi, duke zëvendësuar historikun që ai shesh mbart në themel.
Lavdinë e sheshit arkitektët e sektit e barazuan me lavdinë e hekur-betonit.
Simboli i bashkimit, lirisë, sovranitetit dhe vëllazërisë, e njohur si 4 Topat, zëvendësohet me një shpifësirë kollonash, duke e prishur gjithë harmonizimin e simbolikave që qëndronin lavdishëm në atë shesh.
Ai shesh është në dominimin e frikshëm të tu tjetërsuarit dhe shndërruarit në një shesh bosh, pa shpirt, si pasojë e aplikimit të projekteve të sektit.
Por për të gjithë ne, për çdo vlonjatë, për çdo shqiptar nuk ka beton, kollonare apo arkitekt që e tjetërson historikun dhe lavdinë e atij sheshi.
Nëse Vlora është qyteti i Pavarësisë, ai shesh është djepi i Shqipërisë!