Berisha: Antimafia italiane po mbërrin tek kreu i meduzës

Ish-Kryeministri Berisha ka folur në sallën e parlamentit në lidhje me arrestimet në Napoli, ku është arrestuar edhe gjenerali i Guardia di Finanza, Fabrizio Lisi.

Pikërisht Lisi është një personazh i njohur në Shqipëri, për lidhjet e tij me Engjëll Agaçin dhe Edi Ramën.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se antimafia italiane po mbërrin tek kreu i meduzës, Edi Rama.

“Don Agaçio Dhuratëmadhi, me gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin. Dhe unë kur i vura epitetin Dhuratëmadhi, kisha parasysh pikërisht aferën se si e lumturoi gjeneralin, don Agaçio, komshiun e tij në Romë.

Dua të shpreh mirënjohjen e thellë pasi antimafia italiane, hap pas hapi, po ecën me vendosmëri drejt kreut të Meduzës.

Siç ka ecur drejt lalë plehut, tani po ecën drejt kreut të Meduzës. Ai nuk mund të ishte sot këtu në sallë, se e dinte që unë këto do ja përplasja, dhe nuk e mbron dot ti skënderbuçin tënd tani.

Kam shprehur këtu vite më parë, don Agaçio dhuratamadhi”, deklaroi Berisha në sallën e parlamentit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply