Skandali i “Toyota Yaris”/ Prokurorë belgë në Tiranë për të marrë në pyetje Bashën

Një grup prokurororësh nga Belgjika prej më shumë se 48 orësh ndodhen në Shqipëri ku kanë kryer takime me homologët e tyre shqiptarë. Ditën e djeshme grupi i prokurorëve, sipas raportimeve, kanë bërë takime në SPAK, ku kanë qëndruar për më shumë se dy orë.

Burime zyrtare nga struktura antikorrupsion thonë se takimi është bërë me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore për një çështje në Belgjike. Zyrtarisht Prokuroria e Posaçme tregohet mjaft e rezervuar lidhur me takimin e prokurorëve belgë, duke u shprehur se SPAK nuk ka asnjë hetim.

Ndërkohë po sot grupi i prokurorëve ka bërë takim me drejtuesen e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, ku e pranishme ishte edhe prokuroria e SPAK, Dolorez Musabelliu. Autoritetet nuk japin detaje për takimin por burime bëjmë me dije se hetimet e belgëve po bëhen për çështjen e njohur si Toyota Yaris.

Belgët kanë kërkuar marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, i cili në fakt paralajmëroi kapjen e makinave me miliona euro në portin e Durrësit, dhe që ishin nisur pikërisht nga shteti belg.

Sipas burimeve të Fax News, grupi belg përbëhet nga 7 persona, 4 prokurorë, 2 oficerë të policisë gjyqësore dhe një zyrtar i lartë policie.

Por përveç çeshtjes së Toyota Yaris, pala belge dhe ajo shqiptare janë duke shkëmbyer informacione edhe për ngjarje kriminale të ndodhura në Belgjikë apo persona që merren me trafikun e kokainës.

About Redaksia

Check Also

Greqia pubikon skandalin: Gjyqtarja Irena Gjoka e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh

Shkrimi i plotë i gazetës më të madhwe greke, “Ta Nea” Gjyqi i kryebashkiakut të …

Leave a Reply