Nënë Liza, një nga 3 protestueset që u takuan me Ramën i ka mbyllur gojën Ramës, i cili pas takimit tha se, banorët që po u shemben shtëpitë do të trajtohen si ata që ua shembi shtëpitë tërmeti. Nënë Liza tha për mediat se, nuk kanë marrë asnjë garanci nga Kryeministri. Ajo tha se, i kishte thënë Ramës se, banorët nuk pranojnë të trajtohen si ata të tërmetit. Ajo tha më tej se, fjalët e kryeministrit i merr era.
“Nuk na dha asnjë garanci, unë kërkova që shteti të më kompensojë aq metra katror sa kisha në banesën që m’u shemb. E kisha vilë, nuk kërkova vilë, nuk kërkova as më shumë, por nuk pranoj as më pak kompensim. Isha në proces legalizimi dhe Kryeministri nuk na dha asnjë garanci. Fjalët e tij i merr era. Unë dua të lidhet kontrata mes Bashklisë dhe ne familjarëve me noter, na kanë sjellë një letër bakkali për të na mashtruar. Nuk e kam firmosur, ne duam shtëpi aq metra sa kemi”, tha nënë Liza.
Rama është larguar me bishtë ndër shalë sapo nisi në të flasë në Liza për mediat.