Ardian Muka: Jemi gati të marrim përgjegjësitë të ndryshojmë Durrësin

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, i dalë nga primaret e zhvilluara në PD, Ardian Muka është prezantuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në Durrës në kuadër të zgjedhjeve lokale të pjesshme të 6 marsit.

Kandidati Muka ka theksuar para demorkatëve se, durrësakët janë gati të marin përgjegjësitë dhe me votë të ndryshojnë të modelin e së keqes që u kthye në projektin 22 vjeçar të shkatërrimit të qyteti.

“Ju falënderoi të gjithëve dhe më keni entuziazmuar pa masë. Unë jam njëri prej jush, një qytetar durrsak dhe jamë para jush të kërkoi votën tuaj për të sjellë ndryshimin e madh. Takimet me ju më konfirmojnë entuziazmin dhe optimizmin që unë kisha që në ditën e parë të këtij rrugëtimi të cilën synojmë ta finalizojmë me sukses në 6 mars, por jo për të ndaluar aty.

Së bashku e kemi përjetuar Durrësin në ditët e tij më të vështira, kur modeli i së keqes u kthye në projektin 22 vjeçar të shkatërrimit të qyteti tonë.

Unë besoj se mund të ketë një moment të dytë më të mirë që të marim përsipër përgjegjësitë politike dhe qytetare që e kapërcejnë interesin personal dhe që meren me interesat tona, të cilat do të ulen në tryzezën e përbashët në datën 6 mars.

Është Durrësi është dashuria për qytetin tim që më ka lidhur me qytetin tim, përgjegjësia dhe nuk ka qënë politika që më ka lidhur me qytetin. Ne jemi dëshmitarë të një pushteti që e ka keqqeverisur Durrësin. I ka nënshtruar durrësakët para emigracionit masiv, korrupsioni, koncesioneve, kompromiseve në dëm të qytetarëve të firmosura në emër të tyre por jo në interes të tyre.

Aksionerët e këtij qyteti duhetë jeni ju sepse ju me votën tuaj keni të gjithë pushtetin për të rimarrë vëmendjen që Durrësi meriton. Vota juaj është përgjegjësi aq sa edhe premtimi im është përgjegjësi”, u shpreh Muka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply