Kandidati i Bashës merr mbështetjen e nënkryetarit të Lulit (Foto)

Me Xhemal Bushatin , kandidatin e PD për Shkodren!

Metropoli i veriut , qyteti simbol i virtyteve më të mira kombetare e intelektuale, qyteti i rezistences antikomuniste dhe i lirisë, qyteti i së djathtes , qyteti i harmonisë fetare, i kesaj vlere themelore të kombit tonë , qyteti i shijeve dhe lidhjeve me boten perendimore, gjen perfaqesimin më dinjitoz tek Xhemal Bushati, pinjolli i dënjë i deres së fisme të Bushatlive!

At Zef Pllumi, një nga personalitetet e medha të kultures e klerit katolik, për fatin tim të madh edhe kushëri i imi, tek libri i tij mbreslënës ” Frati i Pashallarve Bushatli”, shkruan se, “Tue kqyrë sot qytetin tonë, mbes i çuditun e më vjen me u thanë me të madhe: Shkodër, ku i ke burrat e tu? Ku i ke ato që dikur të banë të përmendun në të gjithë botën? Ku është Mehmet Pashë Plaku, themeluesi i vërtetë i famës së këtij qyteti?
Ku është i biri Kara Mahmut Pashës, “Asllani i Shkodrës…unë këtu propozoj t’u naltohet nga një përmendore në kala, njani te Kalaja e Shkodrës e tjetri në Parrucë” !
Vizionet e Fratit të kujtimeve ngjizen tek historia, tek rrënjët!

Thirrja e tij revokon kujtimin e Bushatlive të dikurshëm.
Si shumë herë historia e Shqipërisë dhe e Shkodres ka trokitur në deren e Bushatlive të cilët shpesh kanë paguar çmim tragjik në emer të tyre.

Në keto kohë të pazakonta, Partia Demokratike i ofron Bashkisë së Shkodres një personalitet qytetar, një qendrestar i PD në çdo stinë, i cili vetem ka dhënë pa kërkuar asgjë në këmbim, një profesionist ekonomist të zotin dhe të përkushtur për komunitetin!

Xhemal Bushati është një biografi njerzore mbrslënëse i cili me dashuri e pasion po i përkushtohet qytetit të Shkodres për t’i shërbyer të gjithëve pa asnjë dallim partiak !

Të dashur miq shkodranë, çdo votë për Xhemal Bushatin është një votë per një jetë më cilësore në qytet e fshtatrat perreth, një votë për menaxhim të ndershëm e projekte zhvillimi, një votë për të respektuar historinë e traditen por shumë më teper të ardhmen, ndryshimin, atë që Zoja Shkoder e meriton si askush tjeter. Suksese i dashur mik Xhemal Bushati në rrugën e fisme që ke nisur !
Shkodra nuk gabon, ndergjegjia e saj është aleati ynë !

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Molotovi më e pakta ndaj atyre që grisën dhe shkelën Kushtetutën

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se protesta shprehu revoltën e qytetarëve, ndërsa theksoi se nga molotovët …

Leave a Reply