Bylykbashi: Bashkia nën PS ishte nën kthetrat e krimit! Më 6 mars të fitojmë Durrësin!

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, në fjalën e mbajtur në Durrës, ku u prezantua kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka, deklaroi se, 6 marsi është datë shumë e rëndësishme për qytetarët durrsakë dhe shqiptarët në përgjithësi.

Bylykbashi theksoi se me votën e qytetarëve, duhet që më 6 mars ta kthejmë Durrësin në qytet modern.

“PS e shkatërroi Durrësin. 6 marsi është shumë i rëndësishëm për ne, të kthejmë Durrësin në qytet modern. Bashkia nën PS ishte nën kthetrat e krimit. Basha ka dashur gjithmonë që pushtetin ta marrë jo me zgjedhje, por me kulisa.

Kuvendi Kombëtar i PD mori vendimin që vota vendos dhe jo kulisat, vota vendosi më 30 janar 2022, që kandidati që do në përfaqësojë të jetë politikani, aktivisti dhe qytetari Ardian Muka. E zgjodhën demokratët me votën e lirë e jo vula e kryetarit. Më 6 mars të fitojmë Durrësin për një qytet ashtu siç e meriton”, deklaroi Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Balliu: Drejtësia e kapur nuk e heton kreun e organizatës kriminale “5D”

Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu, në protestën e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës …

Leave a Reply