Zagani: Gjyqi i Tahirit ishte trishtim! Banda e tij trafikoi tonelata drogë!

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagari, në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, ka komentuar burgosjen e Saimir Tahirit.

Zagani theksoi se banda e Tahirit trafikoi tonelata drogë, duke shtuar se ai ishte ministër kampion i Rilindjes së mafies.

“Banda e Saimir Tahirit ka trafikuar tonelata drogë. Për mua gjyqi i Tahirit ishte trishtim. Ishte ministri kampion i Rilindjes së mafies. Në lidhje me atë që ka ndodhur me qytetarin Tahiri, jam i trishtuar. Sot drejtësia është nën urdhërat e politikës së inkriminuar.

Në Shqipëri nuk bëhet më drejtësi, për sa kohë të jem gjallë i kam humbur shpresat se do ketë drejtësi në Shqipëri ndonjëherë. Dënimi i Tahirit ishte qesharak”, tha Zagani.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply