“Kur të marrin peng, nuk përfaqëson dot as veten”, Berisha i publikon videon Bashës

Deputeti Lulzim Basha bashkoi votat dje me Edi Ramën për të kaluar zgjatjen e vetingut, për të cilin në vitin 2017 ishte shprehur se është një projekt mafioz.

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka postuar postuar një video ku krahasohen qëndrimet e Bashës. “Kur të marrin peng, nuk përfaqëson dot as veten tënde”, shkruan Berisha.

Në video shihet Basha duke deklaruar në vitin 2017 se: “Projekti i vetingut është një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë, për llogari të Edi Ramës. Kanë marrë peng ekspertët e Bashkimit Europian”.

Ndërkohë dje ai deklaroi se këtij ‘projekti mafioz’ duhet “t’i japim shanset që të korrigjohet”.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama s’mund të fitojë kurrë ndryshe, por vetëm duke burgosur kundërshtarët e tij politikë

Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se Shqipëria është një vend pa drejtësi dhe me …

Leave a Reply