Kush është kandidati i Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Durrës

Ardian Muka vjen nga një familje e njohur durrsake me babain mjek dhe nënën mësuese. Pasi përfundoi studimet në urbanistikë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1991 ai emigroi drejt Italisë si shumë prej bashkëmoshatarëve të tij.

Ardiani punoi disa vjet në një studio projektimi në Milano dhe në vitin 1998 u rikthye në Durrës.

Prej afro 25 vjetësh, Ardiani ka drejtuar dhe themeluar disa kompani në fushën e ndërtimtarisë dhe transportit duke zënë vend të njohur në tregun shqiptar. Kompanitë e tij janë sot ndër më të suksesshmet në treg dhe kanë kontribuar shumë në ekonominë e qytetit.

Ardian Muka ka lidhur jetën e tij dhe të familjes me qytetin e Durrësit. Krahas bizneseve, ai ka kontribuar në ruajtjen e memorjes historike dhe urbanistike të qytetit më të vjetër të shqiptarëve.

Ai ka drejtuar dhe mbështetur me dhjetëra kauza qytetare që kanë synuar shpëtimin e qytetit nga ndërtimet pa kriter që kanë shkatërruar pasuri të çmuara të Durrësit.

Një prej kauzave të drejtuara prej tij, ishte shpëtimi i shatërvanit kryesor të qytetit, një prej simboleve të jetës urbane moderne të Durrësit, i cili u hoq dhunshëm nga Bashkia. Mijëra qytetarë mbështetën me firma kauzën e Ardianit dhe qytetarisë për të shpëtuar kulturën urbane të Durrësit.

Prej vitit 2007, Ardiani kontribuon në Partinë Demokratike. Ai ka shërbyer prej disa mandatesh si anëtar kryesie, nënkryetar, si dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit.

Ardian Muka u zgjodh në primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike duke marrë një votëbesim të gjerë nga anëtarët e Partisë Demokratike. Ai garon si kandidat për kryetar i Bashkisë së Durrësit në zgjedhjet e pjeshme lokale të 6 Marsit për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.

Ardiani është i martuar me Enisin dhe kanë një djalë, Arlisin.

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Basha nuk di të bëjë llogari, ndaj mbështet SPAK pa pasur asnjë vërejtje!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh gjatë emisionit ‘Open’ se Lulzim Basha nuk di të bëjë …

Leave a Reply