Berisha nga Durrësi: Vota për Ardian Mukën, votë e rëndësishme për mbarë Shqipërinë!

Lideri historik i PD, Sali Berisha prezantoi në Durrës kandidatin për kryetar bashkie Ardian Muka. Berisha tha se, kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ është përfaqësuesi më i denjë i qytetarëve durrsakë. Vendi e ka jetik ndryshimin, tha Berisha, me votën e 6 marsit.

“Kush e njeh Ardi Mukën ka për të vetëm fjalë të mira. Një qytetar që mishëron vlerat më të mira të qytetarisë së këtij qyteti, një demokrat që në të gjithë ecuirinë e tij qëndroi besnik idealeve demokratike, një biznesmen i suksesshëm, një qytetar i ndershëm, mbi të gjitha siç e tha vetë, një njeri që adhuron qytetin e tij, por para së gjithash qytetarët e Durrësit dhe të rrethinave të këtij qyteti. Ne vijmë sot për të kërkuar votën e durrsakëve me bindjen më të thellë se vota e tyre për Ardian Mukën do të jetë një votë e rëndësishme, jo vetëm për Durrësin, për qytetin, rrethinat e tij, por do të jetë një votë shumë e rëndësishme për mbarë Shqipërinë. Shqipëria dhe shqiptarët sot e kanë jetik ndryshimin”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri u ndal edhe te problematika që po shoqëron qytetin bregdetar ku në plan të parë qëndron betonizimi dhe rreziku i zhdukjes së resurseve natyrore të qytetit mijëra vjeçarë.

Nëse ne mendojmë një moment këto 8 vite, atëherë jam i bindur se ajo që kemi nevojë për çdo tjetër është ndryshimi, para së gjithash, ndryshimi. Ne na duhet ndryshimi sepse në rast se i hedh një vështrim kësaj treve, këtij qyteti, portit, fushave përreth, trashëgimnisë mahnitëse, historike të qytetit, vështirë se mund të gjesh kund një territor në të cilën natyra dhe zoti të ketë qenë më bujar se me Durrësin.

E me gjithë këtë shtatin mijëra vjeçarë të këtij qyteti të mrekullueshëm, brigjet e tij, i gërryen çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, jo erozioni, por betoni. Betoni nga lakmia, nga babëzia e papërmbajtur e një grupi njerëzish që i janë përveshur Durrësit në kurriz dhe duan të pasurohen me çdoi kusht, duke varrosur pasurinë e tij përrallore, duke i shndërruar plazhet mahnitëse në zona udhëtimi në horror, siç do të thoshte disa vite më parë një i huaj për plazhin e Durrësit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Festojnë nën kujdesin e qeverisë me portretin e Hitlerit shqiptar, babait shpirtëror të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon e idhtarëve të diktatorit Enver Hoxha …

Leave a Reply

Your email address will not be published.