Berisha: Luan Hoti është kopje durrsake e Lul Bravës, marrin të dy tendera nga Rama

Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga Durrësi ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka, ka hedhur akuza të forta ndaj kandidatit të Bashës në zgjedhjet e 6 marsit.

Berisha theksoi se, Luan Hoti është kopje e Bashës, duke shtuar se ka marrë tendera nga Sarandë në Shëngjin.

“Çfarë është Luan Hoti? Hoti është kopje durrsake e Lul Bravës. Njëherë thotë se jam boshnjak e herë kosovar, familjen e ka të nderuar ai. Por problemi është se ai është kopja e Lulzim Bravës. Është kopje e Bashës, se mos të ishte, Luan Hoti do të futej në primare. Ju njihni qytetarët tuaj më mirë se unë. Luani e kishte të hapur e të lirë garën, por ai preferoi edhe të emërohet kryetar i PD pa pasur miratim të anëtarësisë, njësoj si Lul Brava.

Luani mund të kandidonte në primare, por nuk kishte besim te vota juaj e ndaj bëri pazare me Bashën. Lul Brava është përzier me tendera me qeverinë si Luani. Luan Hoti ka përfituar tendera nga Saranda në Shëngjin, këto janë ngjashmëritë pra. Lulzim Basha nuk është e ardhmja, ai njeh humbje e vetëm humbje”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Akuza për vrasjet në Elabasan, Ambasada e SHBA paralajmërim për Ballën

Ambasada e SHBA ka mbajtur qëndrim pas akuzave të forta që janë bërë në adresë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.