Berisha-kandidates së PS: Rama e urren Shkodrën, bëre gabim të madh që përfaqësove atë

Nga Shkodra, lideri historik i PD, Sali Berisha i drejtoi një mesazh kandidates socialiste, Majlinda Angoni. Berisha tha se, Angoni bëri gabimin më të madh duke pranuar të përfaqësojë Edi Ramën në këtë qytet të mrekullueshëm.

“Nuk kam ndonjë fjalë personale për shoqen Angoni, por dua t’i them se ke bërë gabimin më të madh të përfaqësosh Edi Ramën në këtë bashki të mrekullueshme. Nuk të takonte, as si Juban, as si Angon të përfaqësosh një njeri që s’ka asnjë vlerë, një njeri që urren Shkodrën, që po zbras Shqipërinë dhe Shkodrën nga rinia, që po thellon varfërinë, që grabit me klikën e tij çdo ditë qytetarët shqiptarë. Ke kohë të mendohesh”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shakaja me inceneratorin e Elbasanit/ SPAK e arreston për 400 mijë lekë, le të lirë atë me 400 milionë euro!

SPAK arrestoi sot me një superoperacion administratorin e inceneratorit të Elbasanit pasi ai kishte bërë …

Leave a Reply