Berisha-kandidatit të Bashës: I nderuar zoti Xhemal, mos u bëj shoku Xhemal!

Nga kryeqendra e veriut ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të Shkodrës, Bardh Spahia, ish-Kryeministri Berisha iu drejtua kandidatit të Lulzim Bashës, Xhemal Bushatit, duke e këshilluar që ta ndërpresë fushatën.

Berisha tha se, Bushati nuk mori pjesë në primaret e demokratëve, por ‘përfaqëson në këto zgjedhje atë që shkelmon çdo ditë mbi veten e tij’.

Duke ngritur në këmbë të pranishmit në pedonalen para bashkisë Shkodër, Berisha i kërkoi kandidatit të Bashës që të mos bëhet si “shoku Xhemal” por të lërë fushatën dhe të bëjë disa ditë pushime.

“Për Xhemalin e kam një fjalë. Xhemal, ti ishe njëri midis nesh, se unë nuk mohoj asgjë.

Po të doje, merrje pjesë në primare dhe të garantoj se do të kishe respektin tonë të plotë. Nuk e zgjodhe këtë, por zgjodhe që të përfaqësosh atë që shkelmon çdo ditë mbi vete e tij, Lul Bravën.

I nderuar zoti Xhemal, mos u bëj shoku Xhemal, kaq. Kaq kam për ty unë. Ndaj dhe lere këtë fushatë, bëj ca ditë pushim dhe eja kur të mbarojmë fushatën të takohemi sërish, se gabime bëjnë të gjithë.

Ju ftoj të shndërrojmë 6 marsin në ditën e ngadhnjimit, të triumfit të idealeve tuaja”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply