Shkodra pritje madhështore Berishës: 6 Marsi do të jetë festa e fitores së Shqipërisë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha prezantoi sot në Shkodër kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë e këtij qyteti, Bardh Spahia. Berisha tha se, Shkodra dhe shkodranët kanë thelemuar me qëndrimet, sakrificat me shpirtin e tyre të pamposhtur, demokracinë në Shqipëri.

“Në këto 30 vite, Shkodra nuk gaboi edhe kur gaboi PD, qyteti qëndroi në anën e duhur. Në këto 30 vite, kur Lulzim Brava ia dorëzoi Shkodrën, Edi Rama në 2019, e mbajti Voltana Ademi dhe qëndroi e pamposhtur.

Jemi ndoshta në momentin më kritik të 30 viteve, sepse këto zgjedhje nuk zhvillohen njëlloj siç duhej të zhvilloheshin, ku opozita përballej me qeverinë. Këto zgjedhje zhvillohet sot me një qeveri që bazohet mbi krimin, drogën, vjedhjet dhe korrupsionin, me një qeveri se ka marrë peng pluralizmin, duke menduar se do të zgjasë jetën e regjimit të tij. Por ja ku jemi ne të gjithë këtu, opozita e vërtetë, që do të mbrojmë plularizmin në mbarë Shqipërinë”, tha Berisha.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Berisha tha se me 6 mars ne do i ndërpresim rrugën regjimit të Edi Ramës.

“Shkodra do të ngadhnjejë mbi të shkuarën, mbi të keqen dhe do të votojë qytetarin, mjekun Bardh Spahia, i cili mishëron trashëgiminë e shkëlqyer të këtij qyteti”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri shprehu bindjen se 6 marsi do të jetë festa e “Shtëpisë së Lirisë”.

“Dua ti them dy fjalë shoqes Angoni: ke bërë gabimin më të madh që në 6 mars po garon për Edi Ramën, që e urren Shkodrën, që po grabit qytetarët shqiptarë. Nuk të takonte as si Juban as si Angon të garoje për Edi Ramën.

Kurse për Xhemal Bushatin, e kam një fjalë. Ishe njëri midis nesh, po të doje mirrje pjesë në primare dhe do të kishe respektin tonë të plotë. Nuk e zgjodhe këtë, por zgjodhe të përfaqësosh atë që shkelmon çdo ditë mbi veten e tij, Lul Bravën.

I nderuar zoti Xhemal, mos u bëj shoku Xhemal. Ndaj dhe lere këtë fushatë, bëj disa ditë pushim, dhe eja takohemi kur të mbarojë kjo fushatë, se gabime bëjmë të gjithë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply