Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Xhani i përgjigjet Bashës: Nuk jam as hajdut, as i pabesë!

Nga Hekuran XHANI

Te dashur miq e bashkeqytetare te mi!

Dje, Lul Brava se bashku me pergjuesin e tij kane shperndare nje video te vjeter ne nje feste private.

Brava dhe kandidatit i tij pergjues, te sigurte ne humbje nuk guxojne perballje se kane tmerr nga votimi dhe vota! Ata mendojne se me skema pergjimesh e intriga te tilla do t’ia dalin.

Ndjej keqardhje te thelle qe momente te tilla private perdoren nga Brava metoda te tilla shume te uleta njesoj si dikur nga sigurimi i shtetit si forma kurthesh e presionesh per te demtuar emrin e imazhin tim.

Qytetaret e Rrogozhines e dine se kush eshte Hekuran Xhani ,per qytetaret qe nuk me njohin i ftoj te vijne e te pyesin bashkeqytetaret tane per figuren dhe kontributet e mija.

Une nuk jam pa te meta por nuk jam as hajdut, as mashtrues, e aq me pak spiun e i pabese e servil!

Duke ju kerkuar ndjese per kete shqetesim, ju premtoj se nuk do te perkulem para asgjeje e nuk ndalem perpara te tilla metoda humbesish historik , por do te punoj bashke me ju cdo dite dhe ore deri ne datë 6 Mars, per te bere me te miren per ju dhe per Rrogozhinen!

Miqesisht,
Hekurani

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply