Berisha: Edi Rama e mori peng Lulzim Bravën me dosje ku ishte kryekëput i inkriminuar

Lideri historik i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me banorët e Njësisë Administrative Guri i Zi në Shkodër, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka diskriminuar veriun duke inverstuar në të gjitha qarqet më pak se 2/3 e asaj që është investuar me rras guri në sheshin ‘Skënderbej’.

“Diskriminim racist i Shkodrës dhe veriut nga Edi Rama. Nëse marrim investimet e dhëna për të gjithë zonën e Veriut ato përbëjnë më pak se 2/3 e ivestimeve për rrasa guri në sheshin ‘Skënderbej’. E kam denoncuar me dhjetëra herë. Voltana i ka qëndruar parimit të shpërndarjes së barabartë të të ardhurave si në Ana e Malit dhe Guri i Zi”, vlerësoi Berisha.

Lideri historik i PD tha se revolucioni i demokratëve është në sprovë të madhe, pasi qeveria ka angazhuar gjithçka për ta ndalur, në bashkëpunim me ish-kryetarin e PD.

Berisha akuzoi edhe Bashën se, dekonspiroi operacionin e 4 shteteve për çështjen e ‘Toyota Yaris’, por shtoi se belgët do t’i shkojnë deri në fund hetimit.

“Revolucioni ynë është në provë të madhe sepse kundër tij për të ndaluar dallgën e tij, narko shteti ka mobilizuar të gjitha potencialet e tij, por si asnjëherë në 30 vite, ne na doli ish-kreu i partisë kallp, na doli siç i thotë populli arrë me vrimë, e prishur. Edi Rama e mori peng me dosje ku ishte kryekëput i inkriminuar. Secili prej jush nëse del në Tv dhe dekonpsiron një operacion policor kryen një vepër penale dhe dënohet. Operacioni policor që denoncoi Lul Brava ishte operacioni i 4 shteteve. Sa mori sa nuk mori nuk e di, por di atë që akuzën që i bëri prokuroria për dekonspirim të operacionit ia mbylli Edi Rama.

Por akuzën e Belgjikës nuk ia mbyll dot e Edi Rama dhe ata do t’i shkojnë deri në fund këtij problemi”,tha Berisha.

Ish-kryeministri ftoi demokratët që të bashkohen me koalicionin opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’.

“Ftoj edhe ata pak banorë që të bashkohen me ne, të mos e identifikojnë veten me një njeri të të pabesë, të marrë peng, nuk iu lidh asgjë me atë, ata janë të lidhur me ju. Duhet ë jemi të të gjithë së bashku, nga ky proces do të dalim më të bashkuar se asnjëherë. Kemi betejë të madhe përpara. Ata kanë konfiskuar logon, e kanë rrëmbyer dhe ai nuk del vetë në shesh betejë se e di mirë se iu ia merrni fytyrën, por i le kandidatët me logon dhe përpiqet të mashtrojë që njerëzit të votojnë një logo e cila është e tëra në dispozicion të Edi Ramës dhe Lul Bravës. Ndaj ju ftoj që të qartësojmë çdo votues të Gurit të Zi, të Shkodrës, nga Shala e deri në Velipojë se logoja e opozitës së vërtetë, logoja e Bardh Spahisë është Shtëpia e Lirisë, vota e numrit dy për kandidatin tuaj”, theksoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply