Vendimi për Metën/ Berisha: Kushtetuesja duhej të dënonte Kuvendin për veprimet anti-ligjore

Ish-Kryeministri Berisha komentoi jashtë sallës së Kuvendit vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Ilir Metës. Berisha tha se, Kushtetuesja duhej të kishte dënuar Kuvendin për veprime antidemokratike dhe antikushtetuese.

“Sot, Gjykata Kushtetuese humbi rastin e madh, të dënonte parlamentin për vendimin e tij me të cilin synonte censurën, rikthimin e censurës në Shqipëri, duke filluar kështu nga kryetari i shtetit.

Gjykata Kushtetuese, në vlerësimin tim, në vendimin kryesor, duhej të kishte vetëm një pikë: dënojmë parlamentin për vendimin e tij antidemokratik dhe antikushtetues.

Sikundër Gjykata Kushtetuese, duke treguar varësinë e tmerrshme nga politika, nuk dënoi aktin e falsifikimit që parlamenti i bëri vendimeve të tij, vetëm për të vendosur me falsifikim në procedurë dhe kohë.

Nuk kam pasur kurrë ndonjë dyshim se ka pasur krim kushtetues në qëndrimet e presidentit apo shkelje serioze të Kushtetutës. Përkundrazi, shkelje flagrante të Kushtetutës ka bërë parlamenti dhe Edi Rama, që kërkon të marrë të gjitha pushtetet në këtë vend, përfshi edhe atë të presidentit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

OECD: Shqipëria përkeqësohet në 28% të objektivave të zhvillimit 2030, arsimi rënie skandaloze

Shqipëria ka bërë progres të moderuar drejt arritjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të …

Leave a Reply