Afera e inceneratorëve, Gjiknuri pranon njohjen me Zoton: Jam takuar disa herë…

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka dëshmuar këtë të martë në mbledhjen e Komisionit Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve.

I pyetur nëse ka njohje me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallen, Gjiknuri tha se me Klodian Zoton është takuar disa herë në cilësinë e ministrit.

Tabaku: E njihni Zoton, Mërtirin dhe Stela Gugallen?

Gjiknuri: Gugallen nuk e njoh, Mërtirin e njoh si fytyrë, ndërsa zotin Zoto e kam takuar disa herë në cilësinë e ministrit. Më ka qëlluar që të punoj me të në vitin 2001. Këto janë njohje krejt rrethanore. Unë kam 28 vite punë në shërbim shtetëror dhe privat…Jeta më ka bërë të njoh shumë biznesmenë , por këtu ndaj lidhjet miqësore dhe punën.

Tabaku: A keni udhëtuar me Mërtirin dhe Klodian Zoton?

Gjiknuri: Para se të vija në komision pashë një postim të PD me pretendimin se kam udhëtuar 7 herë me Zoton, më vjen mirë që keni ndryshuar deklaratë, jo si e Bardhit që tha plot 17 herë. Kam ngritur padi civile ndaj tij për shpifje. 98% e udhëtimeve janë pune, rezulton që nga pretendimet e tij janë 4-5 data që përkojnë me udhëtimet e mia. Bëhet fjalë për transport publik, Shqipëria ka vetëm një aeroport. Nga data, të cilët më përkonin me ato që thoshte Bardhi, pa ditur librezën e të gjithë pasagjerëve, data 21.3.2018. Unë ndodhem në Samitin e Sofies me sekretarin e BE dhe ministrat e Evropës Juglindore. Janë hedhur shumë akuza…

Gjithashtu Gjiknuri tha se ka paditur sekretarin e PD Gazment Bardhi për shpifje, në lidhje me deklarimet e bëra nga ky i fundit. Më tej Gjiknuri shtoi se udhëtimet mund të verifikohen, ndërsa shtoi se, akuzat janë politike.

About Redaksia

Check Also

Investigimi/ Trafik kokaine me taksitë në Tiranë, pamje e prova, por policia hesht

Me shprehjen “e dinim” që nën zë e qarkullojnë këto ditë ata që duhet të …

Leave a Reply