Berisha publikon vendimin e gjyqit që fundos Ahmetajn

Ish-Kryeministri Berisha publikoi dokumentet që tregojnë se ministri Arben Ahmetaj ka qenë në makinë me biznesmenin Mirel Mërtiri kur ndodhi aksidenti në Maqedoninë e Veriut.

“Një vendim gjyqi që fundos Ahmetajn!

Miq, këtu më poshtë keni vendimin e gjyqit që fundos Ahmetajn. Ky vendim provon se Ahmetaj, që bën sikur nuk i kujtohet, ka qenë bashkë me Mërtirin në makinë në aksidentin në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë pyetjeve që deputeti Kelliçi i bëri atij mbrëmë vonë në darkë, Ahmetaj mashtroi nën betim dhe refuzoi të pohojë se në kohën e aksidentit ai ishte në makinë me Mërtirin.

Mirëpo vendimi gjyqësor fakton se Ahmetaj dhe Mertiri ishin së bashku në makinë kur ndodhi aksidenti”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, Rama duket si kufomë nga kokaina

Rama në Shkup mbrëmë gjatë një takimi me kreun e BDI, Ali Ahmeti. Në foto …

Leave a Reply