Afera 430 milionë euro e incenetorëve/ Alqi Bllako refuzon dëshminë (Debati i plotë)

Deputeti socialist, Alqi Bllako ka braktisur Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët.

Ish-drejtori i AKUM dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, ka firmosur ngritjen e tre inceneratorëve në shkelje me ligjin dhe akuzohet si zyrtari i përfshirë në aferën 430 mln euro.

Bllako ka qenë edhe në konflikt interesi, pasi babai i tij rezultoi se paguhej 10 mln lekë në muaj nga inceneratorët.

Përpara deputetëve të Komisionit Hetimor Parlamentar, Bllako refuzoi dëshminë. Ai tha se ishte marrë në pyetje 5 orë nga SPAK dhe nuk mund të fliste përpara komisionit parlamentar, për arsye të sekretit hetimor.

Debati në Komisionin Hetimor

Alqi Bllako: Kam dëshmuar mbi 5 orë në SPAK. S’mund të dëshmoj përpara këtij Komisioni.

Jorida Tabaku: Nëse keni deklaratë, dilni dhe bëjeni jashtë.

Alqi Bllako: Më keni akuzuar për konflikt interesi…

Jorida Tabaku: Pyetjet i bëj unë. Kam 20 pyetje për të bërë. Deklaratë nuk mund të bëjmë dot.

Jorida Tabaku: Ose do të merrni pyetjet…Deklaratë këtu nuk do të bëni.

Alqi Bllako: Nëse s’ma jepni këtë të drejtë.

Ermonela Felaj: Akti hetimor ngelet sekret për publikun. Aktet hetimore janë sekret dhe nuk mund të vihen në dispozicion. Ne nuk mund ta pyesim Alqi Bllakon.

Jorida Tabaku: Ne Alqi Bllakon mund ta pyesim, por Alqi Ballko refuzon të përgjigjet. Rasi i Alqi Bllakos njësoj si i Armando Subashit.

Dhurata Çupi: Bllako tha se është thirrur në SPAK si person në dijeni. Tha se ato që ka deklaruar përbëjnë sekret hetimor. Ne mund ta pyesim për konfliktin e interesit.

Alqi Bllako: E firmosa deklaratën. Familja ime s’ka pse të përbaltet për diçka të padrejtë.

Alqi Bllako: Kam dëshmuar mbi 5 orë në SPAK. S’mund të dëshmoj përpara këtij Komisioni.

Jorida Tabaku: Nëse keni deklaratë, dilni dhe bëjeni jashtë.

Alqi Bllako: Më keni akuzuar për konflikt interesi…

Jorida Tabaku: Pyetjet i bëj unë. Kam 20 pyetje për të bërë. Deklaratë nuk mund të bëjmë dot.

Jorida Tabaku: Ose do të merrni pyetjet…Deklaratë këtu nuk do të bëni.

Alqi Bllako: Nëse s’ma jepni këtë të drejtë.

Ermonela Felaj: Akti hetimor ngelet sekret për publikun. Aktet hetimore janë sekret dhe nuk mund të vihen në dispozicion. Ne nuk mund ta pyesim Alqi Bllakon.

Jorida Tabaku: Ne Alqi Bllakon mund ta pyesim, por Alqi Ballko refuzon të përgjigjet. Rasi i Alqi Bllakos njësoj si i Armando Subashit.

Dhurata Çupi: Bllako tha se është thirrur në SPAK si person në dijeni. Tha se ato që ka deklaruar përbëjnë sekret hetimor.

Alqi Bllako: E firmosa deklaratën. Familja ime s’ka pse të përbaltet për diçka të padrejtë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne do fitojmë sepse sot jemi në misionin e shpëtimit të Shqipërisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike se, ne do …

Leave a Reply