UEFA i heq Rusisë organizimin e finales së Champions

Finalja e Ligës së Kampionëve këtë sezon nuk do të mbahet në Rusi. Në fakt, ndeshja më e madhe e vitit për klube është paraparë të zhvillohet në St. Petersburg.

Por, pas sulmit ushtarak të sotëm të Rusisë në Ukrainë, gjithçka do të ndryshojë sa i përket finales së Championsit.

UEFA e ka thirr për nesër një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv dhe ajo do të mbahet në Nyon të Zvicrës, duke filluar nga ora 10:00.

Ende nuk dihet se ku do të zhvendoset finalja e Ligës së Kampionëve. Në këtë takim pritet të merren edhe vendime të tjera pas situatës së rëndë të krijuar në Ukrainë.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply