Qytetarë të shumtë u mblodhën në shenjë proteste përpara ambasadës ruse në Tiranë, pasditen e kësaj të Diele.
Ata bënë thirrje që të ndalet agresioni rus i cili deri tani raportohet se u ka marrë jetën dhjetra civilëve dhe qindra ushtarëve.
Për të kundërshtuar sulmin rus ndaj Ukrainës, – sulmi i cili vijon për katër ditë me radhë -, demostruesit shpalosën një flamur të madh, ukrainas.
“Stop luftës”, “Putin, terapia kushton më shumë se lufta”, “Bota duhet ta ndalojë Rusinë”, janë disa nga parnkartat në duart e protestuesve.
“Ukraina do fitojë”, “Putin hitler”, “I stand ëith Ucraine”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve.
I pranishëm në protestë ishte dhe ambasadori Ukrainas në Tiranë i cili bëri apel të ndalohet lufta. Ai tha se 16 fëmijë kanë humbur jetën nga luftime.

Gazeta RD