Kandidati i Lulzim Bravës pa shkollë të mesme dhe i dënuar për vjedhje makinash

Komisioni i Rithemelimit të PD-së në një deklaratë publike ka kërkuar nga kandidati i Lulzim Bashës në Rrogozhinë që të sqarojë dënimin për vjedhje makinash.

Deklarata

Kandidati i Lulzim Bravës për Rrogozhinën Z. Ferdinand Saraçi duhet tu sqaroje demokrateve nëse përveç dënimit për armëmbajtje pa leje qe ka deklaruar, është dënuar ne Itali edhe për vjedhje pjesësh motorike.

Ai e ka detyre ndaj zgjedhësve te Rrogozhinës këtë transparence!

Ndaj, i kërkojmë KQZ-se te ndërmarre hapat e nevojshme dhe ti drejtohet prokurorisë te nise verifikimin e këtij fakti.

I kërkojmë gjithashtu z Ferdinand Saraci te publikoje diplomën e shkollës se mesme dhe t’ju faktoje demokrateve te Rrogozhinës nëse e ka mbaruar shkollën e mesme para se te sajoje diplomën e universitetit Kristal.

Sipas burimeve te besueshme Z. Ferdinand Saraci ka marre një diplome te shkollës larte pa kryer shkollën e mesme.

E ftojmë kandidatin Saraçi te publikoje emrin dhe dëftesën e tij te shkollës se mesme dhe i kërkojmë KQZ-se dhe prokurorisë te hetoje edhe këtë çështje.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply