Zbardhet dëshmia e Bashës: Dërgesën e 3.4 milionë eurove nga letra anonime. Po protokolli?

Zbardhet dëshmia e kryedemokratit Lulzim Basha para prokurorëve belgë pak javë më parë në ambientet e SPAK, në lidhje me dosjen “Toyota Auris”.

Gazetari i ABC Ermal Vija mëson se, Basha ka deklaruar se informacionin e ka marrë përmes një letre denoncuese që i ka mbërritur nga qytetarët.

“Qytetarët e informojnë Partinë Demokratike për shumë çështje një ndër të cilat është edhe informacionin për shumën e konsiderueshme të parave të sekuestruara në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018″.

Basha është pyetur nëse ka një protokoll për mënyrën se si e marrjes së denoncimeve, por nuk ka dhënë sqarim. ABC mëson se përveç Bashës, në pyetje në lidhje me këtë çështje janë marrë edhe 7 persona të tjerë.

Bëhet fjalë për një makinë Toyota Auris ku në qershor të vitit 2018 policia sekuestroi një shumë parash 3.4 milion euro.  Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë.

Kryedemokrati Basha ishte personi i parë që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Auris’ kur ajo nuk ishte bërë ende publike. Ai iu drejtua Taulant Ballës dhe i tha se ai kishte porositur një makinë “Toyota Auris”. /abcnews.al

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Javët që vijnë…

Gjatë fjalës së mbajtur para gazetarëve, kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën, që të …

Leave a Reply