Nga Bujar NISHANI
Edi Rama një sharlatan i paparë.
Sonte e degradoi edhe njëherë imazhin e shtetit shqiptar ky karagjoz i llojit të vet.
Shumë mirë bëri që e përshëndeti Rezolutën e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB kundër pushtimit rus.
Por si mundet që merakun më të madh të propagandës së vet publike kishte jehonën “triumfaliste” për votën e Serbisë?
Si mundet që Kryeministri i një vendi sovran ta kthejë veten në zëdhënësin agjitator të një shteti tjetër, që në fakt ka marrë derim tani pozicionin më antidemokratik e antihuman ndaj krimeve ruse në Ukrainë?
Përse u dashka që një kryeministër të “fluturojë” me propagandën ndaj një vendi tjetër e për më tepër kur e gjithë Evropa e ka damkosur Serbinë filoruse?
Pse i “krruhet nën kësulë” këtij kryeministrit tonë, kur halli i botës së qytetëruar është shumë më i madh e tjetërkund?
Bota e di mirë se përse Serbia e votoi atë Rezolutë formale sonte, por asnjë angazhim në sanksionet anti ruse nuk ka!
As për mbështetje ndaj Ukrainës, as për dënim ndaj Rusisë por veç për hallin e vet në rajon!
Turp e faqja e zezë me këta sharlatanë që i janë bërë “peshqesh” këtij vendi.
Zgjohu shqiptar!