Britania mesazh për mbështetësit e Putin: S’keni ku të fshiheni më, do t’ju godasim fort

Ish-Sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss ka dërguar një mesazh të prerë për mbështetësit e presidentit rus Vladimir Putin, të cilët po e ndihmojnë dhe përkrahin në pushtimin e Ukrainës.

Ajo ka thënë mbështetësit e Putinit s’do të kenë ku të fshihen më. Sipas saj, sanksionet që do të vendosen së shpejti përmes legjislacionit të ri emergjent, do të jenë të papërballueshme.

“I kemi thënë Putinit se invazioni i tij do të ketë pasoja. Përveç pakove më të mëdha të sanksioneve në botë, jemi duke punuar që ta propozojmë një legjislacion të ri emergjent për t’i goditur më shpejt mbështetësit e Putinit. S’do të kenë ku të fshihen më”, ka shkruar ajo.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply