Nga Sali BERISHA
7 marsi, dita e mesuesit!
Miq, sot eshte dita e nderimit te mesuesit pranda ju ftoj te shprehim mirenjohjen tone me te thelle ndaj mesueseve dhe mesuesve tane, ketyre misionareve te dijes, edukates dhe qyteterimit.
Le t’ju urojme ne atyre perkushtim e suksese gjithnje dhe me te medha ne misionin e tyre te larte e fisnik.
Por sot eshte nje dite per te denoncuar qendrimin shkaterrues, te Edvinit dhe narkoshtetit te tij ndaj mesuesve, nxenesve, shkolles dhe sistemit arsimor.
Sot mesuesit ne Shqiperi jane te skajuarit dhe injoruarit e narkoshtetit. Ata zhyten nga viti ne vit ne verferi edhe me te madhe dhe marrin sot si rroge mujore 30% me pak se sa 8 vite me pare.
Atyre nuk ju paguhet transporti dhe mesuesit e vertet jane zevendesuar nga miltante te partise se krimit.
Ne sistemin arsimor ne degradim te vendit tone me dramatike eshte gjendja e nxenesve te shkollave tona. Narkoshteti u ofron sot femijeve te Shqiperise si ushqim te premtuar helmet qe shkaterrojne shendetin dhe jeten e tyre, kokainen, heroinen, kanabisin, perdhunimet dhe prostitucionin e mbuluar nga shteti.
Kurse shkollat dhe sistemi arsimor ecin drejt shkaterrimit te vertet, buxheti per arsimin ne keto vite eshte pergjysmuar dhe vidhet e shperdorohet masivisht nga narkozyrtaret.
Ne vitet e fundit jane mbyllur 620 shkolla filore dhe 9 vjeçare. Gjendja e sotme alarmante e arsimit ne Shqiperi eshte nje apel thirrje per çdo mesues, nxenes, prind dhe qytetar te ketij vendi per te shporrur nje dite e me pare narkoshtetin e Edvin Kristaq Rames dhe rregjimin e tij te kakistokracise nga Shqiperia.
Nderim mesueseve dhe mesuesve tane!
Gezuar festen! sb