Sot ishte dita për të “hedhur” karrigen LB!

Nga Edi PALOKA

Isha bere gati per ti drejtuar nje thirrje tjeter per reflektim L.B! Ishte me teper nje deshire se sa shprese .

Sot eshte me se e qarte per kedo se pa nje opozite te bashkuar, Rama do te vazhdoje te sundoje me dhune e arrogance mbi shqiptaret. L.B sot kishte nje shanc tjeter te tregonte sadopak dinjitet per vete sepse duket qe demokratet qe kane sakrifikuar per te kaq vite, perfshi dhe ata qe i besuan ne keto zgjedhje, nuk i dhimbsen aspak! Sot ishte dita qe L.B “te hidhte” karrigen e t’i hapte rruge bashkimit te PD duke ja lene votes se tyre rolin e gjykatesit. Keshtu do ju bente nje sherbim te domosdoshem , jo vetem demokrateve por gjithe shqiptareve.

Po me sa duket gjithe cfare eshte thene per te deri tani qenka me se e vertete! Ai po e ben sherbimin e tij, po jo ndaj demokrateve e shqiptareve, po ndaj atyre qe e kane mbyllur ne kafaz te arte. E mbajne te lidhur e njekohesisht e paguajne miliona per nje qellim; te shkatrroje PD si te vetmen shprese te shqiptareve per te larguar Ramen! Ky ishte qe ne fillim qellimi i atyre qe kerkuan me force largimin e Berishes dhe L.B me vetedije te plote u vu ne sherbim te tyre.

Nga sot, ne se nuk ndryshon asgje, çdo demokrat do duhet te shohe tek L.B nje armik po aq te erger sa vete Rama!

Po ne se L.B per interesin e ngushte te tij, nuk ka ndermend te reagoje, ata rreth tij nuk mund te bejne sikur nuk shohin e nuk kuptojne. Ne rradhe te pare deputetet e PD. Reflektoni sa e keni kete mundesi. Jeni zgjedhur si perfaqesues te demokrateve jo si sherbetor te Rames!

About Redaksia

Check Also

Reagimi i fortë i Konventës së Bernës kundër Ramës: Jo aeroportit të Vlorës

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës ka bërë sërish thirrje për ndalimin e aeroportit …

Leave a Reply