Haka: Unë dola me fitim në Dibër

Luan Haka Kandidati i Bashës për Bashkinë e Dibrës për zgjedhjet e 6 marsit është shprehur kundër faktit që Basha të jap dorëheqjen.

Sipas tij ai nuk ka pse mban përgjegjësi për humbjen në Dibër.

“Unë isha kandidati i Dibrës dhe kam dal i treti, nuk kisha si dilja ndryshe me atë bandë që ishte në Dibër, tërë ministrat ishin aty, vidhnin vota dhe e dinë të gjithë sa ishte pagesa për një votë në Dibër,” ka shprehur ai teksa ua ka deleguar fajin qytetarëve të cilët e shitën voton për një thes miell.

Po ashtu ia ka theksuar se fushata e Bashës ishte në rregull dhe ishte një fushat e bërë për fitore.

“Basha ka bërë një fushatë për të fituar. Pse more Basha do e kapi votën në Dibër? Çfarë të bëjmë ne kur njerëzit shiten për një thes miell? Ky nuk është dorëzim, por vazhdimi i një beteje. Në Dibër mbi 75% e demokratëve e duan shumë Bashën. Unë kam dalë me fitim në Dibër,” ka mbyllur fjalën ai.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …

Leave a Reply