Humbësit në unitet me humbësin për pazare me qeverinë

Teksa pritet që në selinë blu të filloi Kolegji i Kryetarëve të degëve të PD-së, kryetarët e degëve të Fierit, Shkodrës dhe Dibrës kanë dhënë reagimet e tyre.

Xhemal Bushati, i cili kandidoi për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit është shprehur se Lulzim Basha kreu aktual i PD- nuk ka arsye pse ta lëri karrigen e tij dhe të japi dorëheqjen, dhe po ashtu ai ka kërkuar një analizën për atë që ndodhi.

Po ashtu në krahë të Bashës është radhitur dhe kryetari i degës së Dibrës, Luan Haka i cili ka shprehur se zgjedhjet e 6 marsit nuk janë një arsye e fortë që Basha të jap dorëheqjen.

Agron Kapllanaj, kryetari i degës së Fierit, i cili deklaroi disa ditë më parë se nëse Berisha do të merrte Shkodrën ai do ikte nga politika, është tërhequr nga ajo që tha duke e quajtur një deklaratë të nxituar dhe akuzoi Berishën se për fitoren në Shkodër ka bashkëpunuar me Ramën dhe Doshin.

About Redaksia

Check Also

Publikoi foton me Trump, cili është mesazhi që LaCivita po i dërgon Ramës?

Kryestrategu i fushatës së opozitës shqiptare, Chris LaCivita, postoi sot një foto me presidentin amerikan, …

Leave a Reply