Berisha nuk ka më kohë për të gabuar

Nga Hysni GURRA

Kur doli non grata dhe më pas përjashtimi i Berishës nga Lul Brava, skalionet u rreshtuan kështu.

1-Njerëzit me dinjitet, e donin, s’e donin Berishën, u pozicionuan në anën e së drejtës. Kundështuan makinacionin e qelbur me të cilin deshën të godisnin Berishën.

2-Ata që e kishin inat për vdekje Berishën, normalisht që u lumturuan.

3-Ata që Perëndimin e besojnë si fe. Këta çdo gjë që thuhet anglisht e konsiderojnë sikur të ketë zbritur nga qielli. Nuk është se janë të indoktrinuar, por i kanë pa edhe hajrin “anglishtes.”

4-Dhe kategoria e fundit janë ata që nuk njohin as dinjitetin, as bindje ideologjike, por që janë gjahtarë të paskrupullt të interesave të tyre peronale.

-Të parët vazhdojnë qëndrimin që kishin. Koherencën.

-Të dytët thjesht janë zhgënjyer përvdekje dhe janë tërbuar, siç ndodh gjithmonë.

-Të tretët pasi panë që 6 marsi shkërmoqi besimine e tyre “fetar” thjesh kanë filluar të ndërrojnë “fe”. Siç rëndom ndodh.

-Kategoria e katërt janë më e neveritshmja.

Këta janë një kategori që me sponsorizim të fuqishëm nga Luli dhe “prindërit politikë” të tij, zunë vend nëpër banaqet televizive dhe kanë gjashtë muaj që thonë. Amelika-amelika, Berisha është i mbaruar se e ka nxjerrë amelika non grata. Berisha nuk ka mbështetje në bazë etj, etj.

Madje thonin hë, ku i ka, edhe gjatë kohës që foltorja mbushte sallat plot e për plot.

Relativizonin ngjarjen më të madhe politike që ka ndodhur në këto 30 vjet në Shqipëri.

Kur Berisha i coptoi në zgjedhjet e 6 marsit dhe ngelën pa argument, kanë filluar të artikulojnë teza “të ika Basha, po të ikë edhe Berisha”.

S’ka qëndrim më amoral se kjo kategori.

Është më e ndershme të jesh, me ose kundër Berishës, por të kërkosh që Berisha të pastrojë ferrat (të largojë Lulin) dhe pastaj të ikë t’ua lerë këtyre gati s’është e drejtë. Si mund të flasësh për demokraci dhe kërkon të ikë Berisha pa iu nënshtruar një procesi demokratik, siç ka deklaruar edhe vetë.

Do të garojë për kryetar, nëse demokratët e zgjedhin do të vazhdojë, nëse demokratët nuk e zgjedhin do të respektojë vendimin e tyre.

Berishës mund t’i kërkohet sot vetëm një gjë: Nëse demokratët i besojnë të drejtojë opozitën, Berisha thjesht të vejë në jetë platformën që propozoi në foltore dhe kuvendin kombëtar të PD më 11 dhjetor 2021.

Të hapë partinë, të zhdukë ose më mirë të themi të eleminojë sa të jetë e mundur sistemin e servilizmit për të bërë karrierë në parti.

Skalioni i parë i partisë të jetë i gjithi energji e re. Por energji e re me kualitet, jo si këto që kemi parë deri tani nga Rama dhe Basha. Që janë shembulli më i pështirë i të rinjve.

Dhe Berisha duke qenë se ka moshën, përvojën, diturinë dhe cilësitë e lidershipit, t’i verë ato në dispozicion për t’i lënë një gjë që do ti mbahet mend përgjithmonë Shqipërisë.

Dhe një gjë nuk duhet të harrojnë njerëzit, Sali Berisha nuk ka kohë më të gabojë, dhe ai e di këtë gjë më mirë se kushdo tjetër.

About Redaksia

Check Also

Ç’po ndodh në Itali? Po lind një lëvizje e re politike kundër politikës?

Nga Alba KEPI “Një shesh për Europën” është një nga manifestimet më të fuqishme që …

Leave a Reply