Të dashur miq!
Për arsye personale kohët e fundit nuk kam qenë aktiv në fb, por duke marrë shkas nga humbja në zgjedhjet e pjesshme lokale të dt.6 Mars dua të shkruaj disa rreshta për të shprehur mendimin tim, por edhe për të marrë disa vendime.
Duke qenë se jam sekretari organizativ i degës së PD Berat dua të deklaroj se distancohem nga deklaratat e bëra nga z.Basha, ku ndër të tjerash deklaroi që PD nuk i ka humbur këto zgjedhje!
Më fal z.Basha, por të dalësh i treti në këto zgjedhje nuk na bën krenarë!
Ju kishit mundësinë që ta ringrinit Partinë Demokratike dhe ta sillnit në pushtet, por kjo mbeti një mirazh për ju!
Ajo që të gjithë po kërkojnë në Partinë Demokratike me të drejtë është që ju z.Basha të merrni përgjegjësinë e humbjes duke dhënë dorëheqjen dhe duke i hapur rrugën zgjedhjeve në PD, por gjithashtu edhe qarkullimin e Elitave!
Duke marrë shkas nga këto që deklarova më sipër unë jap dorëheqjen nga funksionet e Sekretarit Organizativ dhe anëtarit të kryesisë së degës duke vazhduar kontributin tim si një anëtar i thjeshtë pranë Partisë Demokratike!
Me respekt,
Oltion Merdari!