4 vendimet që mori sot Komisioni i Rithemelimit të PD

Njoftim i Komisionit të Rithemelimit të PD

Komisioni i Rithemelimit të PD në mbledhjen e datës 10 mars, pasi analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit, falenderon kandidatët e Shtepisë së Lirisë dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale.

Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit gjithashtu vendosi:

Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale,

Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve,

Të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.

Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces të përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill.

About Redaksia

Check Also

Korreshi: Gazeta e Meros ngatërron qëllimisht opinionin publik për të justifikuar vdekjen e dy qytetarëve të pafajshëm

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar pas lajmeve të rreme që ka publikuar mediat …

Leave a Reply