Salianji: Basha këto orë po përpiqet të blejë kohë, po tenton të çojë PD drejt fundit

Deputeti Ervin Salianji, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se, Lulzim Basha duhet të ikë. Salianji thekson se, Partia Demokratike është aset kombëtar dhe aspak personal.

Postimi i Ervin Salianjit

Lulzim Basha duhet të ikë!

Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për njê tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit!

Ai thote qe “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve! Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar.

Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal!

Si përherë me demokratët [✌🏻]

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply