Topalli: Basha ka një shfaqje idiote, po i shkakton dëm të vendit

Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli u shpreh se, identiteti i Lulzim Bashës është gënjeshtra. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Topalli tha se, Basha ka një shfaqje idiote, për të cilën shton se luan rolin por që është në dëm të vendit.

“Unë nuk kam qenë njeriu që kam qenë afër tij. Ka shumë njerëz që i kanë thënë vazhdimisht budalla, ka shumë që nuk e kanë kuptuar pse ai është aty si dhe shumë të tjerë që nuk kanë dashur të besojnë dyshimet që kanë pasur për të. Pas çdo humbje zgjedhjesh Basha thotë të njëjtën fjali, do kemi një analizë, do bëjmë një reflektim.

Identiteti i tij është gënjeshtra. Sjellja politike është papërgjegjshmëria. Shfaqja e tij është idiote. Ai nuk është i tillë por luan rolin, por në dëm të vendit dhe shoqërisë tonë”, u shpreh Topalli.

About Redaksia

Check Also

Kreu i IKMT Durrës me bandat e Bashkisë po ju rrëmbejnë pronat aktivistëve të PD për të bërë ndërtime pa leje

Deklarata e koordinatorit rajonal për Tiranën të PD, Klevis Balliu: Bandat e Bashkisë Durrës pa …

Leave a Reply