Akademiku Fuga: Lulzim Basha, është koha për të mos reflektuar më! Jepe dorëheqjen!

Akademiku Artan Fuga i bashkohet zërave që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së.

Në një prononcim më herët gjatë për gazetarët, Basha tha se PD është në një proces reflektimi. Në një postim në Facebook, akademiku Fuga shprehet se, “është koha për të mos reflektuar më”.

“Duhet guxim të fitosh në zgjedhjet elektorale, por ja që duhet guxim edhe të japësh dorëheqjen! Se nuk dihet se çfarë të vjen pas! Në politikë mund të futesh pa guxim, me ambicje, kurse për të dalë duhet guxim! Nuk kam thënë kot dhe përsëris që akti më i madh se shpallja e pavarësisë, te Ismail beu ka qenë dorëheqja e tij! Dorëheqja është më sublime sesa emërimi! Është si elektroni që për t’u shkëputur ka nevojë për energji. Jepe dorëheqjen z. Lulzim Basha, çdo sekondë që qëndron më tej është dëm personal”, shprehet Fuga.

“Servilat të shtynë edhe më thellë atje ku ishte dështimi i sigurt që nuk dite ta kuptoje ose nuk ishe i lirë ta kuptoje dhe tani t’i hedhin të gjithë gurët mbi kurriz! Është koha për të mos reflektuar më”, shton akademiku.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply